Të nderuar bashkfshatar,të nderuar Anëtar të Shoqatës „Rinia“ Turçan i Madh,ku do që jetoni dhe veproni në Europë apo në vendlindje kemi nderin të ju informojm se gjat mbledhjes së përgjithshme të mbajtur më 26.10.24 e (shtunë) në Effretikon të Cirihut Zvicër,si tema kryesore apo pika të rendit të ditës që u diskutuan dhe u morën vendime për të njejtat ishin kto:
•U bë pagesa e antarsis së disa antarëve që kishin ngelur pa e kryer të njejtën për vitin 2024.
•U raportua për të hyrat ,të dalurat dhe për buxhetin e Shoqatës.
•U diskutua rreth çështjes së pagesës JO të rregullt të antarsis sidomos të antarëve në Gjermani dhe Itali.
•U diskutua rreth Projektit të rradhës më konkretisht pastrimin,zgjerimin komplet të Prroit dhe montimi komplet i kanalizimit nëper prrua(gypa,shakte etj.)
•Në prezencë të të gjithve në mbledhje u vendos që të gjith të pranishmit të kontaktojn dhe ti lajmrojn të afërmit e tyre
për pagesën e antarsis.
•U diskutua rreth çështjës së 30%,më qartë u Vendos që të hiqet ndihma për 30%,që ofroheshte nga ana e Shoqatës për çfar do iniciative të ndërmar nga ana e banorëve për ndonji punë apo projekt të ndonji pjese të fshatit.
•U informuan antarët rreth manifestimit Gostivari në Mërgim Feston,që organizohet nga Unioni i Shoqatave të Gostivarit në Mërgim për nder të festave të Nëntorit,si dhe u caktuan antar vullnetar që të ndihmojn në realizimin e manifestimit.
-U bëjm thirje të gjith antarëve të Shoqatës të cilët për arsye të ndryshme nuk e kan kry pagesën e antarsis për vitin e kaluar poashtu edhe për kët vit,ta kryejn të njejtën.
Ju falemenderojm të gjithve për besimin,
përkrahjen dhe mirkuptimit.Të bashkuar për Vendlindjen…