Deprecated: Creation of dynamic property PageLayer::$from_header_to_footer is deprecated in /home/unionigo/public_html/wp-content/plugins/pagelayer/main/template.php on line 1048
Një ngjarje e madhe Kulturore organizuar në Bern, nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim – Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  Një ngjarje e madhe Kulturore organizuar në Bern, nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Share this...
Një ngjarje e madhe Kulturore organizuar në Bern, nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Një ngjarje e madhe Kulturore organizuar në Bern, nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim



Të dielën me 6 Prill 2025, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim e mbajti aktivitetin e parë në kryqendrën e Zvicrës në Bern, përurimin e librave Lirim Begzatit dhe koncertit në Piano, nga mjeshtri Leutrim Aliji dhe pianistët e rinj, Hana Tara Nuhiu, Vesa Selmonin dhe Gent Selimi.



Faleminderit që morët pjesë dhe që e madhështuat këtë organizim të Unionit, Lirim, Leutrim, Hana Tara, Vesa dhe Gent.



Kjo ngjarje e madhe kombëtare, tuboi mërgatën tonë nga të gjitha trevat, të cilët erdhen dhe e nderuan organizimin e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.



Për pjesëmarrje, falënderojmë:



të gjitha familjet shqiptare pjesëmarrëse dhe personalitetet e rëndësishme të mërgatës shqiptare



Shoqatën Kulturore Shqiptare Bashkimi, Bern


Shoqatën Kulturore Shqiptare Atdheu Thun


Mësueset e LAPSH - Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë


Xhaminë Shqiptare IKRE - Bern


Shoqatën Korita Thërret


Ansamblin Trojet



Për mikpritjen dhe ambientin e mirë, falënderojmë Skender Berishën, udhëheqësin e Allresto Bern.



Falënderojmë anëtarët e krysisë dhe të kuvendit të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim për përgatitjen dhe realizimin me sukses të edhe një ngjarje të rëndësishme kombëtare të mërgatës së Gostivarit.



Bern, me 6 Prill 2025

Share this...
Përktheje - Translate »