Categories:
Mbledhja u mbajt në hapësirat e restorantit La Burrata në Bern, te bashkëqytetari jonë, Ilknur (Billi) Arifi, të cilin e falënderojmë për mikpritjen vëllazërore dhe për nderin që na e bëri.
Në pikën e parë të rendit të ditës, në hollësi u bë vlerësimi për manifestimin Gostivari në Mërgim Feston 2024, por u konstatuan edhe lëshimet dhe pikat ku duhet të përmirësohemi për manifestimet në të ardhmen.
Prania e shumtë e publikut, reagimet dhe përshtypjet e shumta pozitive, përkrahja e madhe nga artistët gostivaras, nga sponsorët si dhe numri i madh i shoqatave dhe vullnetarëve të tyre të bashkuar në organizim, na bëjnë të vlerësojmë se bashkërisht për herë të parë, kemi bërë Manifestim madhështor si mërgimtarët të Gostivarit, të cilin duhet ta bëjmë tradicional.
Çmohet roli i çdo kontribuuesi të manifestimit dhe si kryesi dhe si Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, i falënderojmë për përkrahje dhe mundin e dhënë në bashkë realizimin e manifestimit Gostivari në Mërgim Feston 2024.
Pika e dytë e rendit të ditës ishte rreth përgatitjeve të turneut në futboll që sërish do ta mbaj emrin Kupa e Gostivarit në Mërgim dhe sërish do të organizohet me shoqatat e Gostivarit në Zvicër.
Turneu synon të njeh, bashkon dhe forcon lidhjen midis mërgatës shqiptare gostivarase në Mërgim.
Ky turne tanimë që po bëhet tradicional, i dyti me radhë do të mbahet me 22 Shkurt 2025, në Wallisellen të Cyrihut.
Për tre vendet e para fituese u vendos të ndahen edhe çmime fituese, 1000 Fr. për vendin e parë, 700 Fr. për vendin e dytë dhe 400 Fr. për vendin e tretë.
Kjo periudhë e fund vitit do të shërbej për tu bërë parapërgatitjet për sa i përket turneut si do të kontaktohen shoqatat gostivarase në Mërgim për të marr pjesë në turneun që organizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.
Në pikën e fundit të rendit të ditës, u biseduan shumë tema të rëndësishme për mërgatën gostivarase, ku temë kryesore sërish mbetët mosnjohja, fshirja ose mos përfshirja e mërgimtarëve gostivaras në numrin e përgjithshëm të banorëve të komunës së Gostivarit, ku Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim do t’i përdor të gjitha format dhe mundësitë që të përmirësohet kjo padrejtësi ndaj nesh si banorë të komunës së Gostivarit.
Bern, Dhjetor 2024
Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Publikimet e fundit

Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga
Për herë të parë, me 30.07.2026, do të mbahet manifestimi Strajani i Bashkuar
Strajani yn i dashur dhe me shum yje atje ku
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026 deri 30.06.2026.
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia e Reçanit: 𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈!
𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈! Rrugët e
publikuar nga
Rruga e zemrës na çon në Gostivar, le ta forcojmë lidhjen me atdheun tonë
Të nderuar bashkatdhetarë, Erdhën ditë që i madh e i
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit: Vazhduam me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat
Qershor 2026 Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave vazhduam
publikuar nga