Categories:
Si të bashkëveprojmë dhe të bashkëpunojmë si gostivaras dhe si shoqata gostivarase, në këtë fyrmë u zhvillua mbledhja e parë e përbashkët e grupit nismëtar për themelimin e Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë nga Gostivari, me shoqatat e Gostivarit në Mërgim.
Në mbledhjen e mbajtur në IKD Debresh në Effretikon të Cyrihut, e thirrur nga grupi nismëtar, morën pjesë kryetarë/përfaqësues nga 15-të shoqata të Gostivarit në Zvicër.
Për arsye të angazhimeve të tyre private, në mbledhje munguan përfaqësues nga katër shoqata/vendbanime tjera të Gostivarit, që paraprakisht u shprehen Për këtë nismë.
Në fillim u dha sqarime se përse themelohet shoqata, u prezantuan aktivitete që janë realizuar deri më tani nga grupi (vendsoja e kontakteve me shoqatat, turneu i futbollit, hapja e kontos së shoqatës, hapja e grupeve për kontakt dhe informimit të mërgatës gostivarase)
U prezantua statuti i shoqatës, u diskutua për rolin e shoqatave ekzisuese të vendbanimeve të Gostivarit në Zvicër që do ta kenë në shoqatën në themelim e sipër.
Vendimet nga kjo Mbledhje e përbashkët janë:
– Emri do të jetë UNIONI I SHOQATAVE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
– Grupi nismëtar ngelet funksional deri në mbledhjen e ardhshme.
– Shoqatat gostivarase të caktojnë nga një përfaqësues që do të jenë pjesë e Unionit
– Si Organ i ri i shoqatës bëhet edhe Këshilli i Shoqatave.
– Kryesia e Unionit të Shoqatave të Gostivarit në Mërgim të zgjidhet në mbledhjen që u caktua me 18.05.2024, në vendin e njëjtë, në IKD Debresh.
– Pjesë e kryesisë së ngushtë do të jenë secili përfaqësues i shoqatës. Kryesia do të zgjidhet nga vet ata.
– Secila shoqatë të jep vërejtjet dhe sygjerimet e veta për sa i takon Statutit. Në mbledhjen e radhës duhet të jetë gati statuti i ri. Pra, statuti i ri, do të përpilohet në koordinim me shoqatat e Gostivarit.
NË EMRIN TONË, FALEMINDERIT IKD Debresh që na mundësuan mbajtjen e mbledhjes në hapësirat e tyre, në kushte jashtëzakonisht të mira, me mikpritje vëllazërore.
Effretikon/ZH, me 9 Mars 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Publikimet e fundit

Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga
Për herë të parë, me 30.07.2026, do të mbahet manifestimi Strajani i Bashkuar
Strajani yn i dashur dhe me shum yje atje ku
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026 deri 30.06.2026.
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia e Reçanit: 𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈!
𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈! Rrugët e
publikuar nga
Rruga e zemrës na çon në Gostivar, le ta forcojmë lidhjen me atdheun tonë
Të nderuar bashkatdhetarë, Erdhën ditë që i madh e i
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit: Vazhduam me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat
Qershor 2026 Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave vazhduam
publikuar nga