Categories:

KUPA E GOSTIVARIT NË MËRGIM

Të dashur mërgimtarë gostivaras,

me kënaqësi Ju informojmë se, Ne grupi nismëtar për themelimin e Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë nga Gostivari, tashmë zyrtarisht kemi vendosur që me datë 27.01.2024, ta organizojmë turneun e parë në futboll të vogël.

Turneu do të zhvillohet vetëm me shoqatat e vendbanimeve të Gostivarit që veprojnë në Mërgim.

Duke e ditur se pjesa më e madhe e mërgatës gostivarase dhe e shoqatave jetojnë dhe funksionojnë në Zvicrën lindore, vendosëm që turneun ta mbajmë në palestrën sportive – Sportanlagen Güttingersreuti, në Weinfelden të kantonit të Thurgau-t, në Zvicër.

Informata më të hollësishme, do të pasojnë ditëve në vazhdim.

I ftojmë për bashkëveprim dhe përkrahje të gjithë mërgimtarët gostivaras.

Me respekt,

Grupi nismëtar për themelimin e Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë nga Gostivari në Zvicër

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Shoqata Rinia Turçan i Madh: Ishte një takim i frytshëm me ide dhe diskutime të vlefshme për të ardhmen e fshatit
Puna ekipore dhe përkushtimi sjellin gjithmonë rezultate pozitive për fshatin
By
Ditë Konsullore në Frauenfeld – NJOFTIM MË RËNDËSI
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, në bashkëpunim
By
Njoftim: Shoqata Rinia Turçan i Madh me datë 18.04.2026 ju fton në mbledhje vjetore
Të Nderuar bashkfshatar,të Nderuar anëtar të Shoqatës,,RINIA” Turçan i madh,kemi
By