Categories:
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, reagon ashpër pas vendimit të ministrit maqedonas të Ministrisë së Administratës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për uljen e përqindjes së shqiptarëve në këtë shtet nga 29.5% në 24.30%.
Reagimi i plotë:
REAGIM
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, reagon ashpër pas vendimit të ministrit maqedonas të Ministrisë së Administratës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për uljen e
përqindjes së shqiptarëve në këtë shtet nga 29.5% në 24.30%.
Me këtë Vendim poshtërues, nënçmues, preket dhe dëmtohet interesi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe hidhet dhe nëpërkëmbet vullneti dhe angazhimi i mbi 170 mijë mërgimtarëve shqiptarë, dhjetëra mijëra prej tyre edhe gostivarase/se, të cilët për pak ditë u regjistruan masovikisht në marsin e vitit 2021.
5.2 % të kësaj popullate, mërgimtarë shqiptarë që sot u hoqën/fshinë dhe zhduken nga sistemi hileqarë maqedonas, i gjeni në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre autoktone.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë as 24-r e as 29-të përqind, jemi shumë e më shumë, por megjithatë, Ne si Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim kërkojmë që të respektohet rezultati zyrtar i regjistrimit, ai i numrit të përgjithshëm të popullsisë të vitit 2021.
Ndryshe, ky Vendim ka edhe për qëllim tjetër dashakeq dhe të errët, që të de motivoj mërgimtarët shqiptarë që të heqin dorë nga Maqedonia e Veriut, nga vendi ynë. Në jemi në tokën tonë dhe aty do të jemi gjithmonë!
Të zgjedhurit tanë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, të ndërmarrin veprime konkrete për ta penguar zbatimin e këtij vendimi hileqar dhe dashakeq.
Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Bern, me 26 Korrik 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Publikimet e fundit

Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga
Për herë të parë, me 30.07.2026, do të mbahet manifestimi Strajani i Bashkuar
Strajani yn i dashur dhe me shum yje atje ku
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026 deri 30.06.2026.
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia e Reçanit: 𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈!
𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈! Rrugët e
publikuar nga
Rruga e zemrës na çon në Gostivar, le ta forcojmë lidhjen me atdheun tonë
Të nderuar bashkatdhetarë, Erdhën ditë që i madh e i
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit: Vazhduam me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat
Qershor 2026 Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave vazhduam
publikuar nga