Categories:

INFORMIM
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim me Kërkesë zyrtare iu drejtua institucioneve në Maqedoni të Veriut që të bëhen lehtësime në pikën kufitare Tabanoc përpara kthimit të bashkatdhetarëve në Vendlindje

Të nderuar bashkatdhetarë, mërgatë e nderuar gostivarase,

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim në vazhdimësi angazhohet dhe punon që të ofrohen sa më shumë shërbime dhe të bëhen lehtësime për mërgatën gostivarase dhe në përgjithësi për mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, duke ofruar shumë informacione, duke bërë shumë kërkesa drejtuar institucioneve vendore me të vetmin qëllim që bashkatdhetarët të marrin shërbime në kohë dhe pa mundime.

Dëshirojmë të ju informojmë se, duke u përballur çdo vit dhe çdo pushim, sidomos pushimet verore me pritjet e stërzgjatura nëpër kufij, në veçanti në kufirin Tabanoc – Preshevë, përpara rreth një muaji, me datë 19.05.2025, me një kërkesë zyrtare dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, iu drejtuam zëvendësministrit z. Astrit Isenit dhe nëpërmjet tij edhe të gjitha institucioneve vendore në RMV që të ndërmarrin hapa konkrete që të lehtësohet kthimi jonë në Vendlindje.

Midis tjerash, në kërkesën e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim thuhet:
“Kthimi jonë, sidomos në periudhën e verës është i vështirë dhe shumë i mundimshëm.

Ne ballafaqohemi me pritje të gjata dhe burokraci të madhe, sidomos në kufirin me Serbinë – Maqedoninë e Veriut, madje edhe në vet kufirin e shtetit tonë”. Në përgjigjen nëpërmjet mesazhit të datës 13.06.2025 drejtuar Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, zëvendësministri Iseni thotë:

“Mbas datës 23 të këtij muaji fillon One Stop Shop në Tabanoc, kështu që dukshëm do të lehtësohet ai vendkalim”, u përgjigj Astrit Iseni, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, madje e këshilloi MPB-në se si mund të ishte lehtësuar hyrja jonë në kufirin e Maqedonisë së Veriut, në Tabanoc.

“Të shqyrtohet mundësia që të gjithë shtetasit, me qëllim që të mos presin në kufi, të hapet një Kontroll/Checking online që përpara nisjes për në Maqedoninë e Veriut, mërgimtarët të vet regjistrohen. Për shembull të shënohen të dhënat e personave dhe të dhënat e veturës. Kjo të mundësohet vetëm për shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe me automatizëm për shtetasit që do të regjistrohen, të ketë minimum dy hyrje-dalje të veçanta që do të përdoren vetëm për këtë qëllim. Gjithashtu, një përvojë tjetër e mirë është se kur dalim ose futemi në Zvicër, policia zvicerane megjithëse qëndron vazhdimisht në kufi, prapë se prapë, nuk e kontrollon çdo veturë që del apo futet në Zvicër”, thuhet në kërkesën e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim dërguar zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Isenit.

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
18 Qershor 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Publikimet e fundit

Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga
Për herë të parë, me 30.07.2026, do të mbahet manifestimi Strajani i Bashkuar
Strajani yn i dashur dhe me shum yje atje ku
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026 deri 30.06.2026.
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia e Reçanit: 𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈!
𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈! Rrugët e
publikuar nga
Rruga e zemrës na çon në Gostivar, le ta forcojmë lidhjen me atdheun tonë
Të nderuar bashkatdhetarë, Erdhën ditë që i madh e i
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit: Vazhduam me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat
Qershor 2026 Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave vazhduam
publikuar nga