Categories:

LETËR PUBLIKE
Drejtuar: Deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Përshëndesim angazhimin e deputetëve shqiptarë të kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidomos të deputetëve Talat Xhaferit, Ilire Dautit, Halil Snopçes, Dijana Toskës, Rina Ajdarit, Elmi Azirit dhe Sali Muratit që haptas dolën dhe e argumentuan, kundërshtuan dhe arsyetuan mos votimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale – Leximi i dytë.
Inkurajojmë pjesën tjetër të deputetëve tjerë shqiptarë që mbrëmë nuk folën ose nuk dolën të shprehen kundër miratimit të ligjit, që të mos ngurrojnë që herëve tjera, haptas dhe zëshëm të dalin të reagojnë dhe veprojnë bashkërisht.
NEVE KËRKOJMË TË JENI BASHKË!
Na gëzon fakti që kërkesa dhe reagimi i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim arriti të deputetët tanë dhe nëpërmjet tyre edhe në Kuvendin republikan.
Është e rëndësishme të theksohet se edhe mbrëmë në debatin në Kuvend u vërtetua se kërkesa dhe reagimi jonë ka bazë ligjore dhe është e drejtë e jonë është e garantuar në ligje dhe me kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
Ne ishim dëshmitarë të debatit të djeshëm dhe përpjekjes që një çështje të rëndësishme, me prapavijë dhe qëllim të pastër për të dëmtuar shqiptarët me ndryshime ligjore të na largojnë neve 34186 banorëve (31627 mijë shqiptarëve) nga numri i përgjithshëm i popullsisë në komunën tonë të Gostivarit. Gjithashtu na bën të jemi krenarë edhe fakti që me kërkesën dhe reagimin tonë mbrohen edhe 172942 mijë banorë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të vendbanimeve tjera shqiptare Kërçovës, Strugës, Tetovës, Kumanovës etj.

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ditë më parë, publikisht kërkoi nga deputetët republikan, sidomos të deputetëve nga rajoni i Gostivarit që të bëjnë çmos të pengojnë miratimin e vendimeve dhe propozimeve të çfarëdo ligji që na ndanë neve nga numri i përgjithshëm i banorëve, pra në banorë Rezident dhe Jo Rezident.

Edhe në këtë Letër publike e mbyllim me të njëjtin mesazh si herën e fundit, leni inatet, zënkat dhe përplasjet midis jush, Ju mund dhe duhet të keni dallime, por kur është në pyetje Gostivari, kur jemi në pyetje Ne shqiptarët, këtu Ju e keni obligim të jeni BASHKË sepse forca jonë është vet bashkimi.

Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Bern, me 29 Maj 2025

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Publikimet e fundit

Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga
Për herë të parë, me 30.07.2026, do të mbahet manifestimi Strajani i Bashkuar
Strajani yn i dashur dhe me shum yje atje ku
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026 deri 30.06.2026.
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia e Reçanit: 𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈!
𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈! Rrugët e
publikuar nga
Rruga e zemrës na çon në Gostivar, le ta forcojmë lidhjen me atdheun tonë
Të nderuar bashkatdhetarë, Erdhën ditë që i madh e i
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit: Vazhduam me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat
Qershor 2026 Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave vazhduam
publikuar nga