Categories:
Me sukses u realizua turneu tradicional në futboll të vogël, Kupa e Gostivarit në Mërgim 2026, që u mbajt në Wettingen të Zvicrës, në organizim të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim në vitin 2026.


Ky turne është një ditë shumë e rëndësishme dhe festive për mërgatën shqiptare të Gostivarit, për bashkatdhetarët tanë, të cilët nga shumë vendet, nisur nga Zvicra, Italia, Gjermania, Austria dhe nga vendlindja, edhe këtë vit, për herë të tretë me radhë morën pjesë dhe e ndoqën këtë ngjarje të veçantë sportive. 

FALEMINDERIT publik i nderuar!

Fituesit e vitit 2026: 
Vendi i parë: Shoqata Tërnova
Vendi i dytë: Shoqata Humanitare Forina – Zvicër
Vendi i tretë: Shoqata Xhemil Islami – Raven
Vendi i katër: Shoqata Strajani i bashkuar

Për herë të parë u ndanë edhe çmimet për lojtarin më të mirë, që i takoi futbollistit të Shoqatës Tërnova, Sali Fazliut, ndërkaq portier më i mirë u zgjodh Dashmir Sejfuli nga Shoqata Humanitare Forina – Zvicër.

Faleminderit dhe shumë falënderime e më shumë MIRËNJOHJE për ekipin e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, për kontributin e çmuar dhe vullnetarë për organizimin e turneut.

Faleminderit dhe shumë falënderime nga ekipi i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim për sponsorët tanë, sipërmarrësit tanë gostivaras, që na përkrahën dhe e ndihmuan turneun Kupa e Gostivarit në Mërgim.

Falënderojmë 17-të shoqatat pjesëmarrëse në turne, kryesitë dhe djemtë e tyre për pjesëmarrjen dhe paraqitjen me dinjitet të shoqatave dhe vendbanimeve të tyre në turne.

Shumë falënderime për ish futbollistin e mirënjohur dhe ish kampionin e botës, Shkodran Mustafin i cili iu përgjigj ftesës së Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim dhe erdhi enkas nga Gjermania për të nda çmimin kryesor, për fituesit e vendit të parë. 

Për pjesëmarrjen e tyre, i falënderojmë kryetarin e komunës së Gostivarit, z. Valbon Limanin, kryetarin e Këshillit të komunës së Gostivarit, z. Valdet Xhaferin, ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demirin, të cilët kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim i nderoi me mirënjohje, por edhe me ndarjen e çmimeve për vendin e 3-të, për lojtarin dhe portierin më të mirë.

E falënderojmë udhëheqësin komunale, për ndarjen e mirënjohjes për Unionin e Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, për kontributin e çmuar si në mërgim ashtu edhe në vendlindje.

“Ne jemi të kënaqur që sot, besoj që kemi arritur të bëjmë një Turne të mirë dhe një ditë festive. Faleminderit dhe do Zoti që takohemi në aktivitetet tjera të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim”, tha në fjalën përshëndetëse, Kasam Selimi, Kryetari i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.

Kujtojmë që ky është turneu i tretë me shoqatat e Gostivarit në Mërgim.

Fitues i turneut të parë dhe të dytë është Shoqata Xhemil Islami e fshatit Raven. 


Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Wettingen, me 7 Shkurt 2026
      

Publikimet e fundit

Pajisu me Autorizim për të udhëtuar vetëm me fëmijë jashtë vendit
  Planifikoni të udhëtoni jashtë vendit vetëm me fëmijën e
publikuar nga
Unioni i Gostivarit në Mërgim: Urime vitin e ri shkollor 2026/27, qoftë një vit i shënuar me shumë arritje për Ju!
  Në shumë kantone të Zvicrës, sot, me 10 Gusht
publikuar nga
Shoqata Humanitare f. Patalisht – Zvicër: Para disa ditësh kanë filluar punimet te Gurra
Të nderuar antarë dhe bashkëfshatarë, Para disa ditësh kanë filluar
publikuar nga
LAVDI DËSHMORËVE TË UÇK-SË NË TANUSHË TË GOSTIVARIT
Me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve Ushtrisë
publikuar nga
Shoqata Tërnova: Shumë shpejt do të fillojmë me projektin e radhës – shtrimin me bekaton të hapësirës te varrezat e fshatit
NJOFTIM PËR BASHKËFSHATARËT DHE ANËTARËT E SHOQATËS TËRNOVA Të nderuar
publikuar nga
UJË ME ❤️ PËR GOSTIVARIN NGA UNIONI I GOSTIVARIT
Sot, me datë 26.07.2026, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit
publikuar nga
Shoqata “Rinia e Reçanit” shpërndanë fletushka me dua dhe sure nga Kurani Famëlart, ujë dhe pije freskuese
Sot, në këtë ditë të bekuar të Xhumasë, Shoqata humanitare
publikuar nga
AKSION PËR SHPËRNDARJEN E UJIT, me zemër nga Unioni i Gostivarit
AKSION PËR SHPËRNDARJEN E UJIT Me nga Unioni i Gostivarit
publikuar nga