Categories:

 

Miratohen Raporti i Punës për vitin 2024 dhe programi vjetor për vitin 2025, Kuvendi i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim u takua në Frauenfeld


Frauenfeld, me 19 Janar 2025


Kryesia së bashku me kuvendin e Unionit të Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë nga Gostivari, të dielën me 19 Janar 2025, në Lora Klub në Frauenfeld të kantonit të Thurgau-t, e mbajti mbledhjen e parë të vitit 2025 dhe 5-tën me radhë.


Kuvendarët pasi paraprakisht e kishin në shqyrtim Raportin e Punës për vitin 2024 të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, të njëjtin e pranuan, pa asnjë vërejtje dhe plotësim. 


Raporti i Punës përfshinte aktivitetin e ndërmarrë nga Unioni në vitin 2024, si realizimi i aktiviteteve, nismave dhe informacioneve më interes të mërgatës shqiptare gostivarase dhe interes Kombëtar, përkujtimi dhe shënimi i datave të rëndësishme kombëtare dhe fetare, konsolidimit të Unionit, raporti financiar, përkrahja etj. 


Një nga pikat e rëndësishme të kësaj Mbledhje, ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i programit vjetor të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim për vitin 2025. 


Përpara kuvendarëve, Propozim programin vjetor të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit  në Mërgim për vitin 2025, e paraqiti kryetari i Unionit, Kasam Selimi, një Program i interesit të përgjithshëm të mërgatës së Gostivarit. 


Në këtë pikë të rendit të ditës, në secilën Propozim Aktivitet, veç e veç u dhanë sqarime për rëndësinë e realizimit të këtyre aktiviteteve dhe kishte mendime për, kundër dhe të përmbajtur. 


Disa nga kuvendarët përcollën vërejtjet e shoqatave të tyre në pjesën nëse Unioni merret me politik apo politizohet, por arsyetimi i pjesës më të madhe të kuvendarëve ishte se Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, ka dëshmuar se politika nuk ka qasje te Unioni dhe se kërkesat e Unionit, janë interes i vet mërgatës së Gostivarit dhe interes Kombëtar. 


Se Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim nuk merret me politikë dhe se gjëja e vetme me çfarë merret Unioni është interesi i mërgatës së Gostivarit, kjo është dëshmuar në çdo rast dhe aktivitet që e ka ndërmarr Unioni. Qoftë përfaqësuesit e shoqatave, por edhe vet mërgata e Gostivarit janë dëshmitarë të kësaj.  


Pas diskutimeve rreth 11-të propozimeve, kuvendarët miratuan 9-të propozime, një Propozim u pa e arsyeshme që ndoshta në të ardhmen të realizohet, ndërkaq një propozim nuk u pranua. 


Dy prej aktiviteteve të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, si turneu Kupa e Gostivarit në Mërgim 2025 dhe çështja e Regjistrimit të vitit 2021, me mosnjohjen dhe heqjen e mërgimtarëve nga numri i përgjithshëm i banorëve të komunës së Gostivarit, janë në rrjedhë e sipër. 


Në pikën e rendit të ditës sa i përket turneut në futboll të vogël, Kupa e Gostivarit në Mërgim 2025, që do të mbahet me datë 22.02.2025. Në hollësi u dhanë informacione se deri ku janë përgatitjet e turneut, u ndan detyra, 


Gjithashtu, pas sqarimeve paraprake, u konfirmuan vet largimet e dy anëtarëve të kuvendit të Unionit, të cilët i falënderojmë për kontributin e deritanishëm. Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ngelet i hapur për tu bashkuar për mërgimtarët shqiptarë të Gostivarit dhe shoqatat gostivarase, të cilët e pranojnë të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë në interesin e përgjithshëm të mërgimtarëve të Gostivarit dhe të vet Gostivarit, në pajtim me statutin e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim. 


Publikimet e fundit

Pajisu me Autorizim për të udhëtuar vetëm me fëmijë jashtë vendit
  Planifikoni të udhëtoni jashtë vendit vetëm me fëmijën e
publikuar nga
Unioni i Gostivarit në Mërgim: Urime vitin e ri shkollor 2026/27, qoftë një vit i shënuar me shumë arritje për Ju!
  Në shumë kantone të Zvicrës, sot, me 10 Gusht
publikuar nga
Shoqata Humanitare f. Patalisht – Zvicër: Para disa ditësh kanë filluar punimet te Gurra
Të nderuar antarë dhe bashkëfshatarë, Para disa ditësh kanë filluar
publikuar nga
LAVDI DËSHMORËVE TË UÇK-SË NË TANUSHË TË GOSTIVARIT
Me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve Ushtrisë
publikuar nga
Shoqata Tërnova: Shumë shpejt do të fillojmë me projektin e radhës – shtrimin me bekaton të hapësirës te varrezat e fshatit
NJOFTIM PËR BASHKËFSHATARËT DHE ANËTARËT E SHOQATËS TËRNOVA Të nderuar
publikuar nga
UJË ME ❤️ PËR GOSTIVARIN NGA UNIONI I GOSTIVARIT
Sot, me datë 26.07.2026, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit
publikuar nga
Shoqata “Rinia e Reçanit” shpërndanë fletushka me dua dhe sure nga Kurani Famëlart, ujë dhe pije freskuese
Sot, në këtë ditë të bekuar të Xhumasë, Shoqata humanitare
publikuar nga
AKSION PËR SHPËRNDARJEN E UJIT, me zemër nga Unioni i Gostivarit
AKSION PËR SHPËRNDARJEN E UJIT Me nga Unioni i Gostivarit
publikuar nga