Categories:
NJOFTIM
nga Kuvendi për zgjedhje të Këshillit të BL Forinë
Ju njoftojmë se sa i përket kuvendit për zgjedhjen e Kryesisë së BL Forinë, nga përfundimi i mandatit të kryesise aktuale, për shkak të mosinteresimit dhe mungesës së vullnetit të banorëve Kryesia e BL Forinë ngel vakante.
Pasi që kryetari aktual dhe anëtarët e kryesisë paraprakisht kishin shprehur përfundimin e mandatit, ndërsa deri ditën e zgjedhjeve nuk u dorëzua asnjë listë me nominime, e fatkeqësisht nuk pat prezencë të mjaftueshme të banorëve për të propozuar kryesi të re, ju njoftojmë se nga 01.08.2025 BL Forinë ngelet pa përfaqësues, deri në ndonjë moment që do krijohen kushtet dhe do ketë vullnetarë për të vazhduar menaxhimin e së njëjtës.
Për shkak të kësaj situate, propozimi i kryetarit të BL Forinë që këshilli të ngel vakant deri në Zgjedhjet Lokale, e më pas të ketë një tentim duke u angazhuar Këshilltarët komunal të zgjedhur nga populli të formojnë kryesi 9-anëtarëshe dhe të menaxhojnë me BL si përfaqësues legjitim të popullit, andaj u dakordua që të apelohet deri tek faktori politik dhe të interesuarit për këshilltarë ta marrin në konsideratë këtë propozim gjatë nominimit të këshilltarëve në listat zgjedhore të zgjedhjeve lokale.
Për ndryshe, shumë krenarë, faqebardhë dhe të nderuar për shërbimin tonë gjatë këtyre viteve në prani të një numri solid pjesëmarrësish, kryesisht bashkëvendas të diasporës Këshilli aktual i BL Forinë, respektivisht Kryetari i BL në fjalimin e tij raportoi për punët e realizuara gjatë mandatit duke shprehur falemenderime për të gjithë kontribuesit në realizimin e projekteve, përfshirë banorët, institucionet, xhamitë e fshatit, diasporën e në veçanti Shoqata Humanitare Forina – Zvicer e cila ka qenë gjithmonë iniciatore dhe përkrahëse e projekteve të realizuara në fshatin tonë.
Më pas fjalë rasti patën kryetari i Shoqatës z. Berat Bajrami, i cili falemenderoi Këshillin e deritanishëm për bashkëpunimin e ndërsjellë duke iu dorëzuar edhe mirënjohje në emër të diasporës dhe anëtarëve të Shoqatës , ndërsa z. Imran Emruli në emër të anëtarëve të kryesisë së shoqatës dhe në emrin e tij personal dorëzoi dhurata të çmuara për Kryetarin e deritanishëm në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm dhe të frytshëm gjatë dy mandateve të kaluara.
Sidoqoftë, ShH Forina-Zvicër, do të vazhdojë me aktivitete e saja dhe kontributin për Forinën bashkë me ne, edhe pse fatkeqësisht sot nuk e mori respektin që e meritoi, të paktën prezencën e forinasve që i gëzojnë projektet e realizuara me mundin dhe sakrificën e diasporës.
Me respekt,
Këshilli i BL Forinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Publikimet e fundit

Pajisu me Autorizim për të udhëtuar vetëm me fëmijë jashtë vendit
  Planifikoni të udhëtoni jashtë vendit vetëm me fëmijën e
publikuar nga
Unioni i Gostivarit në Mërgim: Urime vitin e ri shkollor 2026/27, qoftë një vit i shënuar me shumë arritje për Ju!
  Në shumë kantone të Zvicrës, sot, me 10 Gusht
publikuar nga
Shoqata Humanitare f. Patalisht – Zvicër: Para disa ditësh kanë filluar punimet te Gurra
Të nderuar antarë dhe bashkëfshatarë, Para disa ditësh kanë filluar
publikuar nga
LAVDI DËSHMORËVE TË UÇK-SË NË TANUSHË TË GOSTIVARIT
Me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve Ushtrisë
publikuar nga
Shoqata Tërnova: Shumë shpejt do të fillojmë me projektin e radhës – shtrimin me bekaton të hapësirës te varrezat e fshatit
NJOFTIM PËR BASHKËFSHATARËT DHE ANËTARËT E SHOQATËS TËRNOVA Të nderuar
publikuar nga
UJË ME ❤️ PËR GOSTIVARIN NGA UNIONI I GOSTIVARIT
Sot, me datë 26.07.2026, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit
publikuar nga
Shoqata “Rinia e Reçanit” shpërndanë fletushka me dua dhe sure nga Kurani Famëlart, ujë dhe pije freskuese
Sot, në këtë ditë të bekuar të Xhumasë, Shoqata humanitare
publikuar nga
AKSION PËR SHPËRNDARJEN E UJIT, me zemër nga Unioni i Gostivarit
AKSION PËR SHPËRNDARJEN E UJIT Me nga Unioni i Gostivarit
publikuar nga