unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  Thirrje prindërve gostivaras në Mërgim: Shfrytëzojeni përkrahjen financiare të komunës së Gostivarit prej 6000 denarëve për fëmijën e porsalindur
Thirrje prindërve gostivaras në Mërgim: Shfrytëzojeni përkrahjen financiare të komunës së Gostivarit prej 6000 denarëve për fëmijën e porsalindur
Bern – Zvicër, me 29 Janar 2025
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, i njofton të gjithë familjet gostivarase që përkohësisht punojnë dhe jetojnë jashtë Gostivarit, në Mërgim, sidomos prindërit e fëmijëve të porsalindur nga 1 janari i 2025-ës, se kanë të drejt të barabartë si gjithë qytetarët, ta shfrytëzojnë të drejtën e njëhershme financiare prej 6000 denarëve për fëmijën e porsalindur, të cilën e ofron Komuna e Gostivarit.

Ne si Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, duke u vënë në shërbim të mërgimtarëve dhe të interesuar për të shfrytëzuar gjërat që i takojnë edhe mërgatës, menjëherë
pas miratimit të vendimit, iu drejtuam me Kërkesë për Sqarim shtesë Komunës së Gostivarit.

Kjo është përgjigja zyrtare e të komunës së Gostivarit ndaj kërkesë për sqarim shtesë nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim:

“Тë drejtë shfrytëzimi të të drejtës financiare për fëmijën e porsalindur kanë: Të gjithë prindërit të cilëve u ka lindur fëmijë nga 1 janari 2025 -, që kanë certifikatë lindje të fëmijës nga RMV-ja, kurse prindërit kanë vendbanim në Komunën e Gostivarit. Gjithashtu pagesa bëhet në bankat e Maqedonisë (Kërkohet xhirollogaria nga Maqedonia)”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Gostivarit.

Aplikimi bëhet në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit, në lidhjen
https://gostivari.gov.mk/.../ploteso-formularin-per..., ku kërkohet certifikata e lindjes së foshnjës e Maqedonisë së Veriut, letërnjoftimi i babait dhe nënës, transaksioni bankar i njëri nga prindërit dhe si dhe numri i kontaktit.

Si Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit, e përshëndesim këtë masë të propozuar nga kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe të miratuar nga Këshilli i Komunës së
Gostivarit, në seancën e datës 30 Dhjetor 2024.

Gëzon fakti që kjo masë është gjithëpërfshirëse, për të gjithë banorët e Komunës së Gostivarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përktheje - Translate »