Të ndëruar bashkëvendas,
Ju informojmë se pas disa takimeve konstruktive në mes BL Forinë, SH.H. "Forina"-Zvicër, Këshillit Inicues të Bujqve të f. Forinë dhe SH. "Forina"- Austri, u vendos që të filloj rikonstruimi i rrugës së fushës me gjatësi afërsisht 1250m, me gjerësi min. 5m nga të cilat e asfaltuar 3.5m ndërsa pjesët tjera anësore të tamponuara me 1.5m.
Projekti i asfaltimit është bashkëfinansim vullnetar, ndërsa nga takimet me Kryetarin e Komuna e Gostivarit - Општина Гостивар z. Valbon Limani u sigurua gatishmëria që projekti të ndihmohet me fazën përgatitore që përfshinë pastrimin, tamponimin dhe rrafshimin.
Sipas përllogaritjeve të para dhe ofertës më të volitshme të ofruar asfaltimi i rrugës kap shifrën e 62.000 euro, ku një pjesë e tyre janë siguruar nga bujqit, pjesë e konsiderueshme (1/3) nga SH.H. "Forina"- Zvicër, Xhamia e Vjetër dhe Xhamia e Bedrit ndërsa pjesa tjetër pritet të sigurohet nga kontributi vullnetar i bashkëfshatarëve të cilët gjithmonë për punë të hajrit janë të gatshëm të kontribuojnë.
Projekti pritet të filloj në fund të muajit Mars dhe të zgjas afërsisht një muaj (deri në fund të muajit Prill).
Andaj ju bëjm apel të gjithë atyre që dëshirojnë të ndihmojnë në këtë projekt, kontributin e tyre mund ta japin:
- Në diasporë (Zvicër, Gjermani)- përmes SH.H. Forina-Zvicër
- Në diaspor(kryesisht Austri)- arkatar h. Isman Bajrami
- tek Këshilli Inicues, arkatar- z. Qebir Xheladini
- Përmes BL Forinë (kryetari ose arkatari)
Paraprakisht ju faleminderit për mbështetjen Tuaj.
Bashkë mundemi edhe më shumë.



