unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  Ngjarje e madhe Kulturore organizuar në Bern, nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Ngjarje e madhe Kulturore organizuar në Bern, nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Një ngjarje e madhe Kulturore organizuar në Bern, nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Të dielën me 6 Prill 2025, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim e mbajti aktivitetin e parë në kryqendrën e Zvicrës në Bern, përurimin e librave Lirim Begzatit dhe koncertit në Piano, nga mjeshtri Leutrim Aliji dhe pianistët e rinj, Hana Tara Nuhiu, Vesa Selmonin dhe Gent Selimi.
Faleminderit që morët pjesë dhe që e madhështuat këtë organizim të Unionit, Lirim, Leutrim, Hana Tara, Vesa dhe Gent.
Kjo ngjarje e madhe kombëtare, tuboi mërgatën tonë nga të gjitha trevat, të cilët erdhen dhe e nderuan organizimin e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.
Për pjesëmarrje, falënderojmë:
të gjitha familjet shqiptare pjesëmarrëse dhe personalitetet e rëndësishme të mërgatës shqiptare
Shoqatën Kulturore Shqiptare Bashkimi, Bern
Shoqatën Kulturore Shqiptare Atdheu Thun
Mësueset e LAPSH - Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë
Xhaminë Shqiptare IKRE - Bern
Shoqatën Korita Thërret
Ansamblin Trojet
Për mikpritjen dhe ambientin e mirë, falënderojmë Skender Berishën, udhëheqësin e Allresto Bern.
Falënderojmë anëtarët e krysisë dhe të kuvendit të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim për përgatitjen dhe realizimin me sukses të edhe një ngjarje të rëndësishme kombëtare të mërgatës së Gostivarit.
Bern, me 6 Prill 2025
Përktheje - Translate »