unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  Rikujtim për mërgatën e Gostivarit: Regjistroni fëmijët e lindur jashtë vendit në Librat e amzës e të lindurve në Gostivar
Rikujtim për mërgatën e Gostivarit: Regjistroni fëmijët e lindur jashtë vendit në Librat e amzës e të lindurve në Gostivar
Të nderuar motra dhe vëllezër – qytetarë të Gostivarit,   Pasi që jemi në periudhën e pushimeve pranverore dhe një pjesë e mërgatës sonë kthehet në Gostivar për t'i kaluar pushimet, dëshirojmë tu RIKUJTOJMË që gjatë kohës sa do të qëndroni në Gostivar, t'i shfrytëzoni për të kryer procedura administrative, të rëndësishme për ju dhe familjet tuaja.   për prindërit që u janë lindur fëmijë:     - T'i regjistroni ata në zyrat e vendit në Gostivar, t'i pajisjni me Çertifikata të lindjes dhe me dokumente të vlefshme udhëtimi (Pasaport),   - Ta shfrytëzoni të drejtën dhe aplikoni për të përfituar për familjet që kanë fëmijë të porsalindur nga 1 janari 2025,     për qytetarët që i ndërrojnë Letërnjoftimet e vjetra (të skeduara)
  • Tani keni mundësinë për ta ndërruar Letërnjoftimin edhe me Procedurë të shpejtë. - Letërnjoftimet me Procedurë të shpejt bëhen vetëm në rast të ndërrimit të Letërnjoftimit të vjetër (skadimit të afatit), me Letërnjoftim të ri, mund të merret për 48 orë dhe kushton 930 denar apo 15 euro.
  Për më shumë informacione, shtypeni këtu:    
Përktheje - Translate »