Categories:
Në organizim të Shoqatës Tërnova, u mbajt manifestimi i 8-të me radhë, “Tërnova Feston 2026”.

 

3 gushti është dita e Tërnovës që tradicionalisht hap dyert dhe zemrën për bijtë e saj, për miqtë, për dashamirët e traditës dhe për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

Edhe këtë vit, manifestimi ishte i pasur me program artistik, i udhëhequr nga poetja Berenika Arsllani, me pjesëmarrjen e këngëtarit, Amet Limanit, grupit Folklorik të Tërnovës, vëllezërve Jakupi nga Velesi si dhe ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore “Ilirida”.

Nuk munguan edhe lojërat tradicionale si gatimet e sofrës shqiptare.

Me praninë e tyre manifestimin Tërnova Feston e nderuan edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, e kryetarit Kasam Selimit, arkëtarit, Ilir Tairit dhe anëtarit të kryesisë, Emrli Fazliut.

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Tërnovë, me 3 Gusht 2026

Publikimet e fundit

Unioni i Gostivarit në Mërgim: Urime vitin e ri shkollor 2026/27, qoftë një vit i shënuar me shumë arritje për Ju!
  Në shumë kantone të Zvicrës, sot, me 10 Gusht
publikuar nga
Shoqata Humanitare f. Patalisht – Zvicër: Para disa ditësh kanë filluar punimet te Gurra
Të nderuar antarë dhe bashkëfshatarë, Para disa ditësh kanë filluar
publikuar nga