| Në organizim të Shoqatës Tërnova, u mbajt manifestimi i 8-të me radhë, “Tërnova Feston 2026”.
3 gushti është dita e Tërnovës që tradicionalisht hap dyert dhe zemrën për bijtë e saj, për miqtë, për dashamirët e traditës dhe për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen. Edhe këtë vit, manifestimi ishte i pasur me program artistik, i udhëhequr nga poetja Berenika Arsllani, me pjesëmarrjen e këngëtarit, Amet Limanit, grupit Folklorik të Tërnovës, vëllezërve Jakupi nga Velesi si dhe ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore “Ilirida”. Nuk munguan edhe lojërat tradicionale si gatimet e sofrës shqiptare. Me praninë e tyre manifestimin Tërnova Feston e nderuan edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, e kryetarit Kasam Selimit, arkëtarit, Ilir Tairit dhe anëtarit të kryesisë, Emrli Fazliut. Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim Tërnovë, me 3 Gusht 2026 |
|








































