Categories:
Në organizim të Shoqatës Strajani i Bashkuar, në fshatin Strajan, me 30 Korrik 2026, u mbajt manifestimi i parë “Strajani i Bashkuar”.

Qëllimi i këtij manifestimi është ringjallja e Strajanit, bashkimi i strajansve rreth vlerave të përbashkëta dhe rikthimi i jetës në fshatin e tyre, ndërkaq ideja për këtë manifestim ka lindur nga malli për vendlindjen.

Manifestimin e parë të Shoqatës Strajani i Bashkuar, me praninë e tyre e nderuan edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, e kryetarit Kasam Selimit, sekretarit, Hekurim Islamit (njëherësh edhe përfaqësues i kësaj shoqate në Union) dhe Naxhi Mustafit nga Kuvendi i Unionit.

Në emër të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, fjalë rasti mbajti kryetari, Kasam Selimi.

“Jam këtu tu uroj dhe të ju përgëzoj në emër të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, për këtë organizim madhështor. Gjithashtu, jam këtu të ju them se Shoqata Strajani i Bashkuar është një nga shoqatat aktive, përkrahëse dhe ndihmuese e Unionit. Mesazhi i fundit do të kishte qenë, gjithë këto organizime/manifestime që i bëjmë janë shumë të mira, shumë domëthënëse, por dy gjëra do kisha dashur që tu jepni rëndësi, sidomos këtu e kam fjalën për mërgatën. Regjistroni fëmijët e posalindur, e para dhe e dyta, ju lutem, pajiseni fëmijët tuaj me Letërnjoftime, sepse njëra është se hapim themele dhe tjetra është se i forcojmë themelet tona me vendlindjen”, tha në fjalën e tij, kryetari i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, Kasam Selimi.

Manifestimi u pasura edhe me programin artistik të përgatitur dhe realizuar nga aristët me prejardhje nga Strajani, por edhe artistëve tjera nga malësia e Gostivarit, si dhe u shërbye ushqim për gjithë të pranishmit.

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Strajan, me 30 Korrik 2026

Publikimet e fundit

Unioni i Gostivarit në Mërgim: Urime vitin e ri shkollor 2026/27, qoftë një vit i shënuar me shumë arritje për Ju!
  Në shumë kantone të Zvicrës, sot, me 10 Gusht
publikuar nga
Shoqata Humanitare f. Patalisht – Zvicër: Para disa ditësh kanë filluar punimet te Gurra
Të nderuar antarë dhe bashkëfshatarë, Para disa ditësh kanë filluar
publikuar nga