DEKLARATË Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim dhe Ne si mërgimtarë gostivaras, me vëmendje i kemi ndjekur zhvillimet e seancës së 30.10.2024, të Këshillit të komunës së Gostivarit. E përshëndesim nismën e këshilltarëve shqiptarët të komunës së Gostivarit të opozitës të përkrahur deklarativisht edhe nga këshilltarët e pozitës për të miratuar një Deklaratë kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i sjellë më 24.09.2024, për përcaktimin e numrit të këshilltarëve në Komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të anulohet!
Kjo ishte edhe kërkesa e jonë si Union që në reagimin e parë të datës 26.10.2024, drejtuar edhe këshilltarëve komunal.
Mirëpo, të zhgënjyer pamë se si kjo Deklaratë, dështoi të miratohet nga këshilltarët dhe nuk u mor parasysh këshilla jonë vëllazërore, që këshilltarët të jenë të unifikuar.
Kërkojmë nga këshilltarët shqiptarë, të zgjedhurit edhe të neve mërgimtarëve, që pa humbur kohë, në momentin e parë, të ulen dhe të unifikohen, të bëjnë ujdi dhe BASHKËRISHT TA PËRGATITIN dhe TA MIRATOJNË Deklaratën.
Kërkojmë të mos bëhet Debat akuzash dhe përplasjesh midis tyre, sepse debati për regjistrimin është bërë në Kuvend dhe me votën e subjekteve të këshilltarëve, ËSHTË miratuar ligji për Regjistrim.
Kërkojmë nga këshilltarët e komunës së Gostivarit që ta përçojnë reagimin tonë deri në Qeveri, Kuvend apo çdo institucion tjetër, poashtu edhe te subjektet e tyre që ÇDOKUND dhe në ÇDO VEND ku nevojiten dhe përdoren të dhënat e regjistrimit të vitit 2021, që të llogaritemi pjesë e numrit TË PËRGJITHSHËM të banorëve të Komunës së Gostivarit, prej 93956 banorëve.
Çdo interpretim apo fshirje e numrave të dalë nga regjistrimi i vitit 2021, përben shkelje e të drejtave tona si qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe si banorë të komunës së Gostivarit. Në vend të fjalëve dhe debateve, PRESIM VEPRIM KONKRET nga të gjithë ju këshilltarët komunal.
Edhe Ne 34186 jemi banorë të komunës së Gostivarit, NA MBRONI, mos lejoni të na fshijnë!
Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Bern, 31 Tetor 2024