unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  Kryesia e UShShGVM-së e mbajti mbledhjen e 3-të
Kryesia e UShShGVM-së e mbajti mbledhjen e 3-të
Të shtunën me 2 Nëntor 2024, në hapësirat e Xhamisë IKRE në Bern, kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, e mbajti mbledhjen e 3-të. Publikisht dëshirojmë ta falënderojmë kryetarin e Xhamisë IKRE Bern, bashkëqytetarin tonë, Armin Braimin për mikpritjen vëllazërore që na e bëri neve si kryesi.   Në këtë mbledhje, në rend dite ishin 3 pika.   1. Përgatitjet për organizimin e Manifestimit Gostivari në Mërgim Feston 2024 2. Reagimet, deklaratat, sensibilizimi për rastin me mosnjohjen e mërgimtarëve të regjistruar në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Maqedonisë së Veriut, në veçanti në komunën e Gostivarit. 3. Të ndryshme   Në pikën e parë, u bisedua në hollësi për manifestimin familjar Gostivari në Mërgim Feston 2024. U morën vendime për çdo gjë ka të bëj me këtë Manifestim, duke marr ndarë detyra dhe përgjegjësi me qëllim që ky organizim i përbashkët i Unionit me shoqatat dhe mërgatën gostivarase të del sa më mirë i organizuar.   Në pikën e dytë, u Vendos që Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, të vazhdoj t'i shfrytëzoje të gjitha mundësitë demokratike, për ta mbajtur të sensiblizuar temën e mosnjohjes së numrit të mërgimtarëve të regjistruar në vitin 2021, në numrin e përgjithshëm të popullsisë.   Me mundësië tona, do t'i mbrojmë 31627 mërgimtarët shqiptarë nga komuna e Gostivarit në Mërgim.     Bern, me 2 Nëntor 2024 Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim    

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përktheje - Translate »