Koha e pushimeve është periudhë e veçantë dhe një shans shumë i mirë për Ne gostivarasit që përkohësisht jetojmë në Mërgim, për tu kthyer dhe për ta forcuar lidhjen me Gostivarin tonë.
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, përgëzon shumë familje gostivarase që dje, sot, nesër dhe këtyre ditëve, si çdoherë, por edhe këtë vit, do ta kalojnë pushimin dimëror në Gostivar, pranë të afërmve të tyre, me bashkëqytetarët dhe bashkëkombësit e tanë në Gostivar.
Kthimi jonë ia kthen shkëlqimin Gostivarit, harenë dhe gëzimin familjes, farefisit, miqësisë e ndërkaq shtëpisë ia jep ngrohtësinë.
Të nderuar mërgimtarë Gostivar,
Për aq sa do të qëndrojmë në Gostivar apo vendbanimet tona, t’i përjetojmë këto ditë, të kënaqemi dhe të çmalleni maksimalisht, të mbushemi me energji, që pasi të kthehemi, qëllimi jonë madhor të jetë, që një ditë e më parë, në masë të madhe të kthehemi dhe t’ia kthejmë gjallërinë vendit tonë dhe tu japim zhvillim tokave tona.
Ju lutemi shumë dhe mos harroni, shfrytëzojeni shansin që t’i rinovoni dokumentet tuaja personale, sepse kjo e forcon lidhjen me vendin, shfrytëzojeni mundësinë që të bëni letërnjoftime me procedurë të shpejt brenda 48 orëve e merrni, sepse me këtë Ju dhe Ne dëshmojnë se jemi qytetarë të barabartë në Maqedoninë e Veriut,
Bëjeni regjistrimin e fëmijës/fëmijëve të lindur jashtë, në zyrat e vendit në Gostivar, në regjistrin e të lindurve.
Mos harrojmë dhe neglizhojmë që t’i kryejmë pagesat e taksave, sidomos atyre komunale, sepse të njëjtat i japim zhvillim dhe përparim komunës së Gostivarit.
Në emër të kryesisë së Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, të gjithë mërgimtarëve gostivaras që kthehen në Gostivar për t’i kaluar pushimet dimërore, ju dëshirojmë rrugë të mbarë dhe të rehatshme.
Zoti u bekoftë!
Me respekt,
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Kryetari, Kasam Selimi
Bern, me 19 Dhjetor 2024