Categories:
Të shtunën me 2 Nëntor 2024, në hapësirat e Xhamisë IKRE në Bern, kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, e mbajti mbledhjen e 3-të.
Publikisht dëshirojmë ta falënderojmë kryetarin e Xhamisë IKRE Bern, bashkëqytetarin tonë, Armin Braimin për mikpritjen vëllazërore që na e bëri neve si kryesi.
Në këtë mbledhje, në rend dite ishin 3 pika.
1. Përgatitjet për organizimin e Manifestimit Gostivari në Mërgim Feston 2024 2. Reagimet, deklaratat, sensibilizimi për rastin me mosnjohjen e mërgimtarëve të regjistruar në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Maqedonisë së Veriut, në veçanti në komunën e Gostivarit. 3. Të ndryshme
Në pikën e parë, u bisedua në hollësi për manifestimin familjar Gostivari në Mërgim Feston 2024.
U morën vendime për çdo gjë ka të bëj me këtë Manifestim, duke marr ndarë detyra dhe përgjegjësi me qëllim që ky organizim i përbashkët i Unionit me shoqatat dhe mërgatën gostivarase të del sa më mirë i organizuar.
Në pikën e dytë, u Vendos që Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, të vazhdoj t’i shfrytëzoje të gjitha mundësitë demokratike, për ta mbajtur të sensiblizuar temën e mosnjohjes së numrit të mërgimtarëve të regjistruar në vitin 2021, në numrin e përgjithshëm të popullsisë.
Me mundësitë tona, do t’i mbrojmë 31627 mërgimtarët shqiptarë nga komuna e Gostivarit në Mërgim.
Bern, me 2 Nëntor 2024
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Publikimet e fundit

Zgjidhet kryesia e re e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, për mandatin dyvjeçar 2026-2028
Në mbledhjen e mbajtur në Regensdorf të kantonit të Cyrihut,
publikuar nga
MOS PRISNI NË RADHË, SHFRYTËZONI PORTAT ELEKTRONIKE (E-GATES) TË VET KONTROLLIT NË AEROPORTIN E CYRIHUT
Thjesht skanoni pasaportën tuaj dhe kaloni vetë portën. Kontrolli i
publikuar nga
Lehtësime në aeroportin e Cyrihut
nga dita e premte me datë 26.06.2026 për pasagjerët që
publikuar nga
REGJISTRO FËMIJËN E PORSALINDUR, AUTORIZONI FAMILJARIN/TË AFËRMIN NË VENDLINDJE
Ju ka lindur fëmijë jashtë vendit dhe për momentin, nuk
publikuar nga
Me sukses u realizua Dita Konsullore në Frauenfeld
Me 6 Qershor 2026, në Frauenfeld të Kantonit të Thurgaut,
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Mirë se vini në Mbledhjen e Kuvendit
Mir se vini në Mbledhjen e Kuvendit. Shoqata Humanitare Forina
publikuar nga