Anëtarët e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, nënkryetari Baftir Nuredini, anëtarët Emrli Fazliji, Adem Mehmedi dhe Arsim Lumani e kanë nderuar ansamblin Trojet në Winterthur, në koncertin e tyre organizuar me rastin e ditës së flamurit, 28 Nëntorit.
Në manifestimin e parë të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, të mbajtur me 23 Nëntor, ansambli Trojet të udhëhequr nga sekretari, Taip Zeqiri morën pjesë me një grup valltartarësh dhe dhanë një kontribut të çmuar në realizimin e manifestimit të parë të mërgatës gostivarase.
Ky ishte një rast i mirë për të ri-takuar dhe falënderuar edhe këngëtaren e re, Eliza Zeqirin që gjithashtu përformoi në manifestimin Gostivari në Mërgim Feston 2024, si dhe udhëheqësen e programit të manifesimit, Sherife Ejupi-Zeqirin.
Winterthur, me 23 Nëntor 2024
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim